Jam pa ty – Dhurata Ahmetaj Lyrics

Edhe sonte
Krejt e vetme jam
Pa ty më mbyt vetmia
Shumë do t’kisha dhënë
Veç për një shikim tëndin drejt në sy
E gjithë bota t’ndal aty
Për ne të dy

Edhe sonte
Më mungon shumë prekja jote
Shpirt jam vetëm
Duke pritur në çdo çast
Nga ajo derë të hysh ti shpejt
E dorrëzohem prapë ty krejt
Sikur atëherë
www.hiteshqip.org

A po më dëgjon
Me shpirt falje t’kërkoj
Nuk mund të jetë vonë
Për ne dashurinë tonë
A po më dëgjon
Me shpirt ty po t’kërkoj
Krejt çka dua është
Prapë të jem në duart tua