Kanceri – Mozzik Lyrics

REF: [x4]
Zot shokin ma mori kanceri
Nanën ma mori kanceri
Babën ma mori kanceri
Motrën ma mori kanceri

Krejt njerzt n’kët botë
Homie nuk jon krejt t’lumtur
Dikush dikon, e dikon dikush e ka t’humbur
Shumë e shumë shumë njeri që i kom dasht
Mi murr kanceri
A thu pse zot?
A nashta pi don ma shumë se na ktu poshtë
Se nime e di që je mëshirëplotë
Mungesa e njerzve, zemrën ma ftofë
Pasha mëmëdheun, shumë e shoki sot
Pe han dheun
Zot ko me dek, atëher pse kom le un?
Baba i ni shoku ka vdek i dehun
Se jeta e lodhi e n’paqe ishalla po prehet

N’Xhami ose n’Kishë nuk ka lidhje
I pash dy tipa tu lut për zgjidhje
Perëndi e gzune
Mos naj merr motrën n’botë t’amshune
Lenaj zemrat e gzune
Se shumë e re, sun rrin mbi re
Se e re osht, shumë e re osht

Amo, amo smuja s’pot vetke
Qysh pot gjetke pot hjeke
Shumë e seni pot djeg’ke
Shumë e seni pot vjerrke

REF: [x4]
Zot shokin ma mori kanceri
Nanën ma mori kanceri
Babën ma mori kanceri
Motrën ma mori kanceri

E ni shok i jemi e ka myt veten Bro
Se pare nuk pat, operim nanën e vet me bo
Parameno qfar tripi? sa fell hin tipi?
Kur o qështje prindi? kalon kufini
E vllau i tij prej ktij seni u tut
E drogav u fut, e boni mut
Për dy vjet, ra n’tabut
Sa keq po nihna, Zot ku o mëshira?
Shumë e njerit i duhet ndihma
Shumë e njerit ju ndal fryma
Prej qkahit ka vdek
Ka vdek prej kancerit
Prej qkahit shkoj?
Shkoj prej kancerit
Kush na ndau prej tij
Na ndau kanceri
Kush pi merr njerzt
Pi merr kanceri

REF:
Zot shokin ma mori kanceri
Nanën ma mori kanceri
Babën ma mori kanceri
Motrën ma mori kanceri

Hey, hey pse po rrin mërzitshëm tregom?
Hiqu prej lotit
Kët smundje e bonën njerzit
Nuk erdhi prej zotit
S’ka lidhje që s’ki flok
Njerzit sot përqef pi hjekin
Njerzit jetojnë gjatë
Edhe nëse kan kancerin
A e din pse?
Osht fuqia e mendjes
Ajo që ja ndrron komplet gjendjen
Jeta gjithë naj prek qendrën
Po ti je i fort, s’ja vnon vëmendjën
Edhe nëse pak jetë ty t’kan met
Qoje kryt përpjetë
Se pa pas sen njerzit jon tu dek
A pe sheh krejt n’Zot jena mbshtetë
Për hatër temin fillo me buzqeshë
Mirë po dokesh, mirë je veshë
Sot me vdek, ke vdek tu u ndesh
Me ni sen që shumë jeta ka zbeh
Qohu n’kom tregoj botës
Prej kancerit ti nuk lodhesh