Lidhjet farefisnore – Gold AG Lyrics


A t’kujtohet kjo far jete,
qysh u kan para do vjete,
kena hi e kena dal,
shum jena dasht mes vete,
ndryshe u kan respekti,
për babë e për nanë,
fjala kur so perserit,
se veq ni her u than,
e tash kem harru,
me familje tonë mu qmallë,
kem harru a kem Mixh a kem Teze a kem Hall,
kur je kan i vogel,
ku i ke ba sherret e mdhaja,
a je knaq ma shum najher,
ma shum se te daja,
si u kry shkolla qaty,
e ke kalu dimrin e veren,
tash asni sahat nuk ki vakt me jav qel deren,
so adet i joni,
se spo doken si Shqiptar,
qfar burri i thu vetes,
që nuk flet me mixhallar,
kta se duron kombi,
ma hiq se duron feja,
sa her je gzu i vogel,
kur tkan ble tesha treja,
kthjellu more vlla,
se kjo bot sosht e kerkujna,
nesër edhe ti je Prindë, Mixh e Daj i dikujna.

Ref;
Jet gjëja më e shtrejt,
ti kalove shpejt,
sa isha i pa drejt drejt,
e un sot kerkoj falje Zot,
se askush në jet,
zbëhet gjaku jot jot jot.
www.hiteshqip.org

E tash burri botes,
krejt e ka ndryshu qeren,
gruja komandon,
e sja qel vllaut deren,
ka qas ka besom,
kto jon gajle trana,
se kto haen mes veti,
në zemër shkatrrohet veq nana,
ajo nan që tka lind,
e me vjet ka nejt pa gjum,
a ka krijes o njeri,
që don ty ma shum,
e qysh marre spot vjen,
a ki tut vlla a ki Zot,
a t’qet zemra gjak,
kur asaj syni i qet lot,
me mundje tka rrit,
po ti krejt ndryshe ju bone,
do rrena ti ka bo,
po veq për tmiren tane,
sjom lodh jom mir,
i kom krejt o drita jeme,
se ty tka nana shpirt,
ti drita e zemres teme,
e ti bonu mbret,
jeto me ni keshtjell mbretrore,
po jo mos i harro,
Lidhjet Farefisnore,
se qysh ka than Pejgamberi A.S
edhe vet aj qe si man,
lidhjet e tina,
për to ska Xhenet.

Ref:
Jet gjëja më e shtrejt,
ti kalove shpejt,
sa isha i pa drejt drejt,
e un sot kerkoj falje Zot,
se askush në jet,
zbëhet gjaku jot jot jot.

Na na na na na
nr na na na na
na na na na na a

Na na na na na
nr na na na na
na na na na na a