Nëna ime – Floriani Lyrics

Dashni e parë, që kam përjetu
Si femijë, ishe ti, Nëna ime
Ai zëri yt, melodi për shpirtin tim
Më qetëson, oj Nëna ime

Më ledhato gjithmonë
Edhe kur t’rritem, Nëna ime
Të perqafoj çdë ditë
Të jetës time, Nëna ime

REF:
Asnjëherë, ti nuk m’ke dëshpëruar
Gjithmonë aty, ti ishe për mua
Asnjë fjalë, nuk mund t’a përshkruan
Ndjenjat s’kanë kufi, po kjo zemër e din
Dashninë që kam për ty
www.hiteshqip.org

Unë kom faj
Për lotët që i derdhe ti
Sa shumë netë pa gjumë
Që ti ke për mu

Veten e mallkoj, falje t’kërkoj
Nëna ime
Më perqafo çdo ditë të jetës time
Nëna ime

REF: x2
Asnjëherë, ti nuk m’ke dëshpëruar
Gjithmonë aty, ti ishe për mua
Asnjë fjalë, nuk mund t’a përshkruan
Ndjenjat s’kanë kufi, po kjo zemër e din
Dashninë që kam për ty

Ndjenjat s’kanë kufi, po kjo zemër e din
Dashninë që kam për ty.