Adrenaline – Genc Prelvukaj & Aurela Gace Lyrics


[Genc:]
Si dragon me flatra, t’merr si shtrëngata
Vij me zjarr n’dorë sikur Gjin Bua Shpata
Kapiten me grada, tingujt i kom t’arit
Flak shamia e beqarit, bijnë daullët e shqiptarit like

[Aurela:]
Zjarr i madh ndizet jashtë
Kur shqiptarët bëhen bashkë
Kam një zemër, një dashuri
Jeton në Jug e rreh n’Veri
Jetoj bashkë me melodinë
Vij nga Vlora në Prishtinë
Shoh përpara në pafundësi
Po kurrë nuk harroj nga vij

(Ref.)
Ritmin ti mbaje, mbaje
Gjakun e kemi zjarr ne, zjarr ne
Ritmin ti mbaje, mbaje
Vendi merr flakë me ne
www.hiteshqip.org

Aaaaa… Aaaaa…
Festë e madhe, adrenalinë
Aaaaa… Aaaaa…
Sonte ta harrojmë mërzinë

Në një arë, o moj në një lëndinë
Trëndelinë, e moj trëndelinë

[Genc:]
Dibra e jep lajmin, malet hapin zanin
Shpata jonë ilire e then Jataganin
Peja rreh tupanin, Kruja merr nishanin
Sot Jugu e Veriu e ngjyrosin xhamadanin
T’rritun nëpër lufta e fjalët i kemi t’urta
Gjakun e kemi zjarr si n’Vraninë Oso Kuka
Besën mos ma prek
Se gjoksi i armikut te na çahet me fishek

(Ref.) [Aurela:]
Ritmin ti mbaje, mbaje
Gjakun e kemi zjarr ne, zjarr ne
Ritmin ti mbaje, mbaje
Vendi merr flakë me ne

Aaaaa… Aaaaa…
Festë e madhe, adrenalinë
Aaaaa… Aaaaa…
Sonte ta harrojmë mërzinë