Ni milion rruge – Unikkatil Lyrics


Ni sen që se ki ditë
noshta me e besu t’vjen vështirë
osht se unë n’shkollë fillore
jom konë nxonës i mirë
e ka pasë nifar lezeti
dorën naltë me e qu
Mande arsimtarët me t’gëzu
me t’thonë ja ki qëllu (haha)

Do tu kqyrë për s’ngrati
tu thonë kuku qfar fati
Do pak ma anena
dojke m’i plasë inati
Po 1 ditë Rafet Rama
m’nali mu mas mësimi
Ma boni o Viktor!
pse t’ka hupë interesimi

Arsimtarë ti tash ki ‘dekë
e p’i ecë ma t’mirat shtigje
Unë nuk kom ditë atëherë
a bon sot me t’dhonë përgjigje
Unë kesh tu e lypë-për veti
po kjo për tetonë po vlejka
Arsyen pse nuk jom rahat e preka
eureka…

Riki gjinën tu u sillë
ton e gjojnë ka ni kallap
A un kom mbetë tu e lypë ni dillë
po po get apet pa fat
Fell i pasna do veti
Ka’iher m’bojnë mu dokë si fmij
Sot e marr ni lodër t’re
nesër du me e kapë me e thy

REF x2
Ni milion rrugë
Ni milion vija
Ni milion opcione?
Cila melodija?
Me mujtë mi bo njo
Ni mijë kopje t’mija
E me mujtë m’i qu
Kah u ç’kepë ditunia

Ni vakt kom ushtru karate
se Syla tha që m’mëson
Te klubi Studenti
un u bona kampion
M’kujtohet sikur sot
sikur pioner i vjetër
Po si e mora medalen
e qita jetën n’faqe tjetër

Pak vjet ma vonë
u pata regjistru n’gjimnaz
Do e thirrshin ”Sami Frashër”
po un e thirrsha “Kafaz”
Qato iksha pi ore
jo si n’shkollë fillore
Qishtu nxonësi i mirë
ni dit’ kish pas dalë pi dore

Hey drejtor jom djalë i mirë
kqyr n’fillore kur kom shku
Majsha thikën për vetmbrojtje
e ti m’pate përjashtu
Bile Gani Kolovicën
e pate thirrë me m’përcjellë
Noshta ki shpresu qe m’rre
po na patem bisedë t’fellë

Se nxonësin e ka mbrojtë
pak n’dritë me e qitë
Po po ni tash ka ‘dekë
edhe kurrkush s’ja kish ditë
E mu m’ra n’mend diçka
se m’kujtohet qa i kom thonë
Noshta atëherë se kom ditë
po tash pe e di ku du me konë

REF x2
Ni milion rrugë
Ni milion vija
Ni milion opcione?
Cila melodija?
Me mujtë mi bo njo
Ni mijë kopje t’mija
E me mujtë m’i qu
Kah u ç’kepë ditunia
www.hiteshqip.org

Jo me tingëllu arrogant
po qa provova,fitore korra
E kur ni sen kom nisë me e marrë
po gjithë e mora
Veç diçka o ka m’ikë
e sun pe gjej
Ku po kqyri gjoj ka pak
po kurrkund so kejt

S’un e prekë as sun e sheh
mun veq e menon
Ty po t’doket gjë-e-gjëz
edhe spo kupton
Diqysh sikur me kon unt
edhe kurr su ngopa
Niqind krraba jon tu m’ngre
me m’bo copa copa

U pak keq me e thonë
ni kërrnom që e kom
Ka’iher ma para mësoj diçka
se sa,rri me dikon
I mendshmi me budallën
ti a din ku dallon?
I pari gjon lexon
i dyti se bon se priton

Jo si unë,kom mbetë
tu lype me marr me ditë
S’pe di a jom i
mallkum a bekum po pe di
Arsimtarë për mu
s’ka me pasë Shangri-la
Unë sun po rri rahat
se unë du me ditë gjithçka

REF x2
Ni milion rrugë
Ni milion vija
Ni milion opcione?
Cila melodija?
Me mujtë mi bo njo
Ni mijë kopje t’mija
E me mujtë m’i qu
Kah u ç’kepë ditunia