Një ditë kur të plakem
Dhe nuk jam më ai që isha
Ke durim biri im, më kupto
Dhe kur përsëris të njejtat fjalë
Më dëgjo biri im, dhe kujto
Kujto kohën kur të flisja
Të njejtat përralla i përsërisja
Për ty o dritë e syve të mi
Për ty o dritë e syve të mi
REF:
Sa shumë të du, o biri im
Mos na le vetë, qëndro me mu
Të lutem shumë, mos me m’lonë
Sot jam, sot jam, e nesër s’jam
E kur këmbët t’më janë lodhur
Ti më mbaj, më mbaj për dore
Sikur unë, sikur unë dikur ty
Se kur ishe ti i vogël shumë
Dorë për dorë ecnim bashkë, ne të dy
Kujto kohën kur të flisja
Të njejtat përralla i përsërisja
Për ty o dritë e syve të mi
Për ty o dritë e syve të mi
REF:
Sa shumë të du, o biri im
Mos na le vetë, qëndro me mu
Të lutem shumë, mos me m’lonë
Sot jam, sot jam, e nesër s’jam
Sot jam, sot jam, e nesër s’jam