REF: [x2]
Pa namaz mos të ze gjumi
Pa namaz mos shko me fjet
Pa namaz mos të vje fundi
Pa namaz vlla mos ndërro jetë
Ni natë rrash n’gjum bile kesh i pit shumë
As gjumi nuk m’merrke mu bo vetja tullusum
Ni mundi më erdh bile krejt ftyra mu zverdh
Ni frigë m’kaploi e ni pikë lot mu derdh
Po dikur gjumi m’zuni e ni andërr ma pruni
Këtu u vendos për mu o fillimi o fundi
E pashë vetën keq i mallkum e si dreq
Rrijshin afër meje kejt do t’rri e do pleq
Thashë vetë me veti ishalla nuk o e vërtetë
E jemja këtu e pat pe shoh që ndërrova jetë
M’kajke nana te kryt edhe mi puthke sytë
Pse o djali jem shkove n’atë dynja i pit
Qohu pash Allahun djali jem
T’kom thon o bir namazin mos e le
Kur t’thashë shko n’Xhami ti ja shajte ja heshte
Tash t’lidht po t’qojn bir deshte a s’deshte
REF: [x2]
Pa namaz mos të ze gjumi
Pa namaz mos shko me fjet
Pa namaz mos të vje fundi
Pa namaz vlla mos ndërro jetë
www.hiteshqip.org
M’qun te Xhamia po m’ndreqin e po m’lajnë
Shoktë e familja po mërziten e po kajnë
Mixhallartë e mi me Imamin po flasin
Ai po thotë ktyne a e ka fal namazin
Vllau jem po kanë me t’madhe sun po nalet
Jo bre Hoxhë te na veç nana jonë që falet
E vllau jem i pit atë natë ka ardhë te shpia
Kurrë as për Bajram s’ka ardhë te Xhamia
Hoxhës i dul loti edhe pse s’m njifke
Dënimin e Zotit krejt prej n’fillim e shifke
Namazin ma falën vorrin ma qelën me shati
Une bërtitsha sa mujsha mo se nuk jom gati
Taman m’kan lëshu m’dul gjumi u kthjella
Kisha kajtë e isha njerrsë shumë shpejtë sytë i qela
U qova e lypa nanën bile me lotë e kom la
Pa u falë me ty nanë kurrë n’gjumë nuk kom me rra
REF: [x2]
Pa namaz mos të ze gjumi
Pa namaz mos shko me fjet
Pa namaz mos të vje fundi
Pa namaz vlla mos ndërro jetë