Pushkë e çifteli – Leonora Jakupi & Gold AG Lyrics

Me dhimbje me gëzim
Me nje besë dikur
U bashkuam në betim
Luftuam një qëllim
E për një flamur
Unë e fala gjakun tim

Besa besë
Të bashkuar unë dhe ti
Sot o kurrë
Vëllaut dorën me ja shtri

REF:
Jam Kosovë, e jam Shqipëri
Na ka rritë, pushka o me çifteli

Shqiptar i vjetër n’kohën e re
Shqipni etnike, zemra po rreh
Gati çdo herë për trojet e mija
Une jom mirë kur o mirë Shqipnia
Jom Kosovë, Luginë e Malësi
Iliri, Çamëri jom tokë pa kufi
Jom Dardani, ku fluturon shqiponja
Jom histori ball me tri shkronja
I rritun me pushkë, e me flamur
I lindur me dekë, po jo me lshu kurrë
Kosova gjaku jem që nuk falet
Pushka e jeme fitoi malet
Besa besë, ni besë e kem dhon
Çka don dikush, na s’mujna me kon
O qysh thom unë o ndryshe nuk bon
Emnin Kosovë, mbiemnin Shqipni e kom
www.hiteshqip.org

REF:
Jam Kosovë, e jam Shqipëri
Na ka rritë, pushka o me çifteli

Kam qeshur e kam qarë
Veç për pak liri
Mos t’jetojmë të përqarë
Le ta di bota mbarë
Se kjo Shqipëri
Nuk jeton më dot e ndarë

Besa besë
Të bashkuar unë dhe ti
Sot o kurrë
Vëllaut dorën me ja shtri

REF:
Jam Kosovë, e jam Shqipëri
Na ka rritë, pushka o me çifteli